Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Origjina

Perkufizimi i Origjines

Origjina e mallrave për qëllime doganore është vendi i prodhimit të mallit ose vendi ku malli ka pësuar transformime thelbësore.

Origjina e mallrave percaktohet ne baze te Neneve 29-32 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nenet 44-53 të Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor.

Origjina e mallrave për qëllime doganore përcaktohet si:
1. Origjinë preferenciale; dhe
2. Origjinë jo preferenciale.

Origjina preferenciale
 i shërben përfitimit të tarifave doganore më të ulta ose zero, në përputhje me skemat e masave preferenciale të rëna dakort nga qeveria shqiptare me vende apo grupime vendesh.

Origjina jo preferenciale nuk sjell përfitim tarifor, por shërben për zbatimin e rregjimeve të tjera tregtare të palidhura me tarifat si rregjimi të kombit më të favorizuar, taksave antidumping e taksave të tjera kompensuese, masave mbrojtëse, kontigjenteve në import/eksport, si dhe kufizimeve sasiore e cilësore të mallrave.

Prova per Origjinen
(Certifikata e Origjines)

Certifikata e origjinës jo preferenciale të mallrave me origjinë jo preferenciale shqiptare lëshohet nga Dhoma e Tregtisë, nën juridiksionin e së cilës është prodhuar malli.

Në eksport certifikata e origjinës preferenciale, lëshohet nga zyra doganore shqiptare pranë së cilës paraqitet deklarata doganore e eksportit.
Certifikata e origjinës preferenciale lëshohet vetëm mbi bazën e kërkesës me shkrim nga eksportuesi.

Në importin në Shqiperi, mallrat do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial, me paraqitjen e detyrueshme të një prej dokumenteve të mëposhtme:

1. Çertifikate lëvizëse EUR.1.
2. Deklaratë faturë
3. Asnjera prej tyre

1.EUR 1 është një deklaratë ndërkombëtare e origjinës preferenciale, dhënë bashkëngjitur.

2. Deklarata faturë lëshohet nga eksportuesi i mallrave. Deklarata faturë lëshohet vetëm nga:

• Një eksportues i miratuar. Çdo eksportues i aprovuar ka një numer autorizimi doganor , i cili jepet nga autoriteti doganor eksportues;
• Një eksportues i një dergese, vlera totale e të cilave nuk i kalon 6000 €.

3. Produktet origjinuese do të përfitojne nga marrëveshjet e tregtisë së lirë pa paraqitur asnjë dokument kur produktet janë origjinuese, por janë të dërguara në paketime të vogla nga persona private tek persona privatë, ose janë pjesë e bagazheve të udhëtarëve; kur vlera totale e tyre nuk kalon 500€, në rastin e pakove të vogla; dhe kur janë pjesë e bagazheve personale, kur vlera e tyre nuk kalon 1200 €.

Për të përfituar statusin e eksportuesit të miratuar aplikohet pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave (aplikimi bashkëngjitur), duke respektuar kërkesat e rregullores së përfitimit të këtij statusi (Rregullorja bashkëngjitur).

Dokumentat

Lista e proceseve për të përfituar origjinën shqiptare, jepet në aneksin bashkangjitur.

Origjina e mallrave vërtetohet në doganë me paraqitjen e certifikatës së origjinës.

Certifikata e origjinës duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

a) të jetë lëshuar nga një autoritet/agjensi e autorizuar;
b) të përmbajë të dhënat e nevojshme për identifikimin e produkteve, si: numrin e kolive, llojin e tyre, markat, numrat e llojin e produktit, peshën bruto dhe peshën neto si dhe emrin e dërguesit.
c) të provojë në mënyrë të qartë origjinen e produkteve qe u referohet;
d) të përpilohet në formularë që janë në përputhje me modelet e format e miratuara.

Në varësi të  llojit të origjinës lëshohen edhe certifikatat e origjinës: preferenciale apo jo preferenciale.

Kontaktet

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e  Origjines, Vleres, Tarifes dhe Akcizes
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
E_mail: zvdrejtorteknik@dogana.gov.al
Website: www.dogana.gov.al/origjina