Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




Procedurat e Tranzitit

Legjislacioni

Tranziti i mallrave trajtohet ne Nenet 114-120 te Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise si dhe ne nenet  182-233 te Dispozitave Zbatuese te Kodit Doganor.

Organet kompetente per dhenien e rregjimit eshte Dega Doganore ku kerkohet rregjimi.

Tranzit quhet qarkullimi i mallrave nga nje pike doganore ne tjetren.

Tranziti mund te jete tranzit i brendshem dhe tranzit nderkombetar.

Transit Nderkombetar

Tranziti nderkombetar eshte lejimi i  mallrave jo shqiptare te kalojne nga nje pike doganore kufitare ne nje tjeter pike doganore kufitare, me kusht qe mallrat nuk jane te destinuar per tu perdorur ne Shqiperi.

Tranzit i Brendshem

Tranziti i brendshem eshte kalimi i mallrave pa ju nenshtruar detyrimeve doganore nga pika doganore kufitare ne piken doganore te brendshme, ku ne te keto te fundit duhen te marrin nje rregjim tjeter doganor ose ti nenshtrohen procedurave te importit; ose kalimi i mallrave shqiptare nga nje pike e brendshme doganore ne nje pike kufitare, per mallrat e eksportit

Dokumentat

Per tranzitimin e mallrave mund te merret Rregjimi i Tranzitit ose te perdoren  Carnet TIR, Carnet ATA si dhe rregjimi postar, ku ne kete kontekst tre te fundit konsiderohen si rregjim doganor.

Rregjimi i tranzitit zbatohet pa rene ndesh me dispozitat e tjera te Kodit Doganor, si dhe pa rene ndesh me rregjimet e tjera ekonomike doganore.

Rregjimi i tranzitit perfundon me paraqitjen e mallrave ne destinacionin perfundimtar.

Rregjimi i tranzitit ka vlera vetem brenda territorit te Republikes se Shqiperise, ose jashte saj ne rast te  ekzistences se nje marreveshjeje nderkombetare per kete qellim ose kur dokumentat e transportit leshohen nga Shqiperia.

Sistemet e Perdorura per Levizjen e Mallrave

Tranziti ne pergjithesi duhet te shoqerohet me nje garanci te barabarte me vleren totale te detyrimeve te importit apo eksportit qe do te aplikoheshin per mallrat nen tranzit, ne menyre që të sigurojë pagesën e cdo borxhi doganor ose të detyrimeve të tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat nen tranzit.

Rastet e perjashtimit nga depozitimi i garancise jane si me poshte, vetem per personat qe:

(a) janë të vendosur në Republikën e
Shqipërisë;
(b) përdorin rregullisht regjimin e tranzitit;
(c) gëzojnë një gjendje financiare që i lejon
të respektojnë detyrimet;
(d) nuk kanë kryer asnjë shkelje të ligjeve
doganore ose fiskale; dhe
(e) plotesojne formularin model të përcaktuar,
ku marrin përsipër të paguajnë që në
kërkesën e parë me shkrim të autoriteteve
doganore, çdo shumë të kërkuar lidhur me
veprimet e tyre të tranzitit.

E drejta e heqjes se garancise shoqerohet me nje leje te posacme te leshuar nga organet doganore.

Kushte te Vecanta

Ne cdo rast eshte detyra dhe pergjegjesia e pronarit te mallit nen tranzit, te marri masat qe mallrat te arrijne destinacionin e tyre te paprekura. Por edhe transportuesi i mallit nen tranzit eshte gjithashtu pergjegjes per paprekshmerine e mallrave nen kete rregjim.

Kontaktet

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e Regjimeve Doganore
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
Email: zvdrejtorteknik@dogana.gov.al
Website: www.dogana.gov.al/procedurat/tranziti