Sanitary and Phytosanitary & Veterinary regulation

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important sanitary, phytosanitary and veterinary control procedures to be followed for each CEFTA Economy. The information about the control procedures includes but is not limited to: 1.The location of sanitary, phytosanitary and/or veterinary control offices including working hours in each office; 2.A description of sanitary, phytosanitary and/or veterinary procedures; 3.The documents asked by the respective authorities in order to obtain approval for entering, transiting or exiting the territory of the respective CEFTA Economy; 4.The officially approved documents issued by the respective authorities; 5.A description of the official procedures for sampling. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary import procedures of that Economy. In case your goods exit the territory of one of the CEFTA Economies included in this web portal, please refer to the sanitary, phytosanitary and/or veterinary export procedures relevant to that Economy.




Kush eshte subjekt i Inspektimit Veterinar

Nje liste reference e produkteve qe kerkojne kontrolle veterinare eshte parashikuar ne Vendimin e Komisionit 2007/275/KE.  Perveç ketyre duhet te kontrollohen edhe produktet e destinuara per ushqim kafshesh.

Legjislacioni

Procedurat e kontrollit veterinar ne pikat e kalimit te kufirit, rregullohen me Ligjin 9308 “Mbi Sherbimin dhe Inspektoriatin Veterinar”, ne Manualin e plote te Kontrollit Veterinar dhe Udhezimit te procedurave te ndjekura ne pikat e kalimit te kufirit.

Ku kryhet Kontrolli Veterinar

Organet kompetente per kontrollin veterinar jane Pikat e Inspektimit Kufitar Veterinar (PIK), Departamentet Rajonale Veterinare dhe Drejtoria Veterinare prane Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit.

Importi dhe eksporti i  produktet me origjine kafshore kryhet vetem nepermjet pikave te autorizuara veterinare te kalimit te kufirit. Jo te gjitha pikat e kalimit te kufirit jane te pajisuara me Pike Inspektimi Kufitar Veterinar (PIK). Pikat e autorizuara te kalimit te kufirit, ku ndodhen zyrat e kontrollit veterinar mund ti gjeni bashkangjitur.

Perpara Importit

Importuesi i mallrave eshte pergjegjes përpara organeve veterinare per kryerjen e procedurave te kërkuara me ligj.

Ne kufi

Procedurat e kryerjes se kontrollit veterinar perfshijne:

1.Njoftimin e PIK-ut dhe plotesimin e Pjeses 1 te Dokumentit Veterinar per Import dhe Tranzit (DVIT), si dhe dorëzimin e certifikaten origjinale veterinare. Njoftimi duhet te behet perpara mberritjes se mallit, per dergesat qe vijne me rruge tokesore, hekurudhore ose ajrore dhe nje dite pune perpara per te gjitha ngarkesat e tjera.
2.Dergesat duhet te paraqiten tek PIK-u “pa vonese” pas/qe nga mberritja ne Shqiperi.
3.Punonjesit e PIK-ut mund te inspektojne vizualisht dergesat ne fjale dhe manifestin  e ngarkeses ose mjetet e tjera elektronike, duke siguruar me shkrim qe eshte rene dakort nga VZ qe te dhenat kryesore ne lidhje me dergesen perfshihen ne pjesen 1 te DVIT.
4.Pas mberritjes dhe pranimit ne parim te DVIT, inspektoret veterinare kryejne procedurat e meposhtme te kontrollit:

(a) Kontroll dokumentar

Kontrolli dokumentar perqendrohet ne: Kontrollin e DVIT dhe dokumentat veterinare shoqerues (fature, flete ngarkese); kontrollohet Çertifikata origjinale per origjinalitetin.

Pas kontrollit dokumentar perpilohet tabela  1  per rezultatet e kontrollit dokumentar.
Ne baze te kontrollit paraprak dokumentar Inspektori merr vendim per kontrollet e mevonshme, duke i paraqitur rezultat e tij ne tabelen 2.

(b) Kontrolli i Identitetit

Kontrolli i Identitetit realizohet ne menyre qe te siguroje qe: te dhenat qe shfaqen ne dokumentin shoqerues korrespondojne me karakteristikat e dergeses; ne rastet e konteniereve te mbyllur me plumbce kontrollohet paprekshmeria dhe numri i vulosjes; ne rastin e produkteve te pa-paketuara kontrollohet lloji i produktit dhe mjeti i transportit dhe krahasohen te dhenat nese korrespondojne me ato ne certificate.
Kontrolli i identitetit duhet te realizohet ne 1% te njesise te paketuara me minimum 2 njesi dhe maksimum 10 njesi. Ky 1% eshte marre si nje perfaqesim nga e gjitha ngarkesa. Nese paketat hapen ato duhet te mbyllen me etiketen e inspektimit te PIK-ut.
Rezultatet e kontrollit te identitetit pershkruhen ne tabelen 3.

(c) Kontrolli Fizik


Kontrollet fizike perfshijne:
Ekzaminimi organoleptil si: eren, ngjyren, perberjen dhe shijen.
Testet te thjeshta fizike te detyrueshme: prerja nese eshte e nevojshme, matja e temperatures bazuar me ate te percaktuar ne certifikate;
Teste te thjeshta fizike fakultative: gatim, pjekje, degustim, matja e pH.
Te tjera sipas standarteve teknike me te fundit.
Rezultatet e kontrollit fizik pershkruhen ne tabelen 4.

(d) Kontrolli laboratorik.

Kontrolli laboratorik perqendrohet ne gjetjen e: mbetjeve, mikroorganizmave patogjene, kontaminuesit, prishje ose lloje te tjera te mbetjeve.
Nese per ekzaminimet laboratorike kerkohet marrja e mostrave, atehere duhet ndjekur nje procedure e caktuar per marrjen e mostrave. Ne tabelen  5 jepet  numri normal i marrjes se mostrave per analiza laboratorike.
Rezultatet e kontrollit laboratorik pershkruhen ne tabelen 6.

5.Pas gjithe ketyre kontrolleve Inspektoret e Kontrollit Veterinar japin autorizimin per import ose tranzit sipas formularit bashkangjitur per produkte ose kafshe te gjalla , ose refuzojne ngarkesen per import ose tranzit sipas formularit bashkangjitur.

Dokumentat/tarifat

Tarifat e sherbimit te kontrollit veterinar, mund ti gjeni bashkangjitur.