Technical requirements
Legjislacioni | |
Me kërkesa teknike përcaktohen detyrimet për personat juridikë dhe fizikë që vendosin produktet në treg ose në përdorim, që ato produkte mos të jenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, t? jen? t? padëmshme për konsumatorin, mjedisin dhe pasurinë, dhe kushtet tjera të parashikuara me anë të kërkesave teknike zbatimi i të cilave është i detyruar dhe në vazhdimësi. Autoritetet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 02/L-20, nxjerrin rregulla teknike me të cilat përcaktohen kërkesat teknike për produkte ose grupin e produkteve si dhe përcaktohen procedurat e vlerësimit të konformitetit me qëllim të: | |
Standarti i Kërkesave Teknike | |
Rregullat teknike nxirren me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së në fushën teknike. Me rastin e nxjerrjes së rregullave teknike duhet të merren parasysh parimet ndërkombëtare dhe obligimet e marra nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të eliminimit të pengesave teknike në tregti. Konsiderohet që produkti është në harmoni me rregullat teknike nëse i përgjigjet kërkesave të standardeve të përcaktuara në Kosovë të cilat janë adaptuar në harmoni me standardet Evropiane. | |
Procedurat e Vlerësimit të Konformitetit | |
Me Rregulla teknike përcaktohen kërkesat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që duhet plotësuar produktet përpara se personat fizik apo juridik t’i vendosin në treg dhe/ose përdorim dhe të: Me rregulla teknike përcaktohet procedura e vlerësimit të konformitetit për çdo grup produktesh. | |
Dokumentat | |
Kontakti | |
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Rr.”Muharrem Fejza”, p.n Lagjja e Spitalit, 10000 - Prishtinë / Republika e Kosovës Tel: + 381(0) 38 512 059 + 381(0) 38 512 133 Faks: + 381(0) 38 512 798 |