Trade regime

In this part of Cefta Web Portal, you may find the trade regime system, in each Cefta Economy. Trade Regime includes: 1.A general trade status of each Economy, focused on the main trade agreements agreed by each Economy; 2.A short list of prohibited goods on import and export; 3.A general description of customs duties and other import taxes rates; 4.A List of quotas on import and export for each Economy. If you want to know more about each Economy trade regime systems please refer to the trade regime part of that Economy.




Statusi ne OBT dhe Anetaresimet ne Organizata te tjera Tregtare

Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregëtisë që prej shtatorit të vitit 2000. Me anëtaresimin e Shqipërise në këtë organizatë nisi një rrugë e gjatë e harmonizimit të legjislacionit tregtar, në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe të OBT-së. Aktualisht rregjimi tregtar shqiptar është në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të tregtisë.

Legjislacioni

Rregjimi i import eksportit të mallrave ështe i liberalizuar tërësisht. Megjithatë importi dhe eksporti i mallrave që dëmtojnë (i) shëndetin e njerëzve, (ii) florën dhe faunën, dhe (iii) integritetin dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, është i kontrolluar me ligj.

Mallra të tillë (kontrolli i import eksportit të të cilëve bëhet me liçencë), klasifikohen si më poshtë:

1. Materiale ushtarake dhe strategjike;
2. Materiale radioaktive;
3. Mallra me përdorim te dyfishtë;
4. Droga dhe produkte psikotrone;
5. Produkte të faunës dhe florës së gjallë.

Institucionet

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte Institucioni pergjegjes dhe monitorues per Rregjimet Tregtare Shqiptare.

Eksporti

Eksporti nga Republika e Shqipërisë është i lirë,  pa ndonjë masë tjetër kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera tarifore dhe jotarifore. Mbi eksportet shqiptare nuk zbatohet asnjë lloj takse eksporti.

Importi

Mbi importet në Shqipëri zbatohen tarifa doganore, vetëm mbi parimin “ad-valorem”. Niveli i tarifave doganore përcaktohet në bazë të Nomenklaturës së Kombinuar të Klasifikimit të Mallrave në nivel 8 shifror. Ky klasifikim është në përputhje të plotë me nomenklaturën e klasifikimit të mallrave që zbaton Bashkimi Evropian. Sistemi tarifor është mjaft i thjeshtë. Tarifat doganore të kombit më të favorizuar që zbatohen janë: 0%, 2%, 5%, 6%, 10% dhe 15%. Në zbatim të marreveshjeve të tregtisë së lire, Shqipëria zbaton tarifa preferenciale importi me vëndet e marrëveshjes CEFTA, EFTA, Bashkimin Evropian dhe Turqinë. Për produktet industriale (kapitujt 25-97 te Nomenklaturës së lasifikimit të Mallrave) këto tarifa janë 0%, ndërsa për produktet bujqësore në përputhje me përcaktimet në marrëveshjet përkatëse.

Importi në Republikën e Shqipërisë është i lirë, pa ndonjë masë tjetër kufizuese, pa kuota, pa ndalime apo kufizime të tjera.

Për mallrat e kontrolluara, Shqipëria zbaton një sistem të licensave në import, sistem i cili parashtrohet në një sërë ligjesh dhe aktesh të tjera nënligjore, në varësi të fushës së zbatimit. Ky sistem është në përputhje të plotë me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe përfshin zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare që lindin nga zbatimi i konventave nderkombetare.

Për marrjen e një liçense importi duhet të paraqiten dokumentacioni dhe informacioni i nevojshëm. Licensat në import janë licensa automatike dhe lëshohen vetëm nëse plotësohen kërkesat ligjore.

Nuk janë pjesë e licensave automatike produktet mjeksore, mallrat ushtarake dhe ato me përdorim të dyfishtë, disa specie embrionale ujore (peshku), si dhe disa specie të faunës dhe florës së gjallë.

Për marrjen e një licensë importi duhet paguar nje kosto licensimi, në përputhje me përcaktimet në tabelën përmbledhëse bashkëlidhur, ku përshkruhen kostot dhe proçedurat e liçensimit.

Shqipëria zbaton kuota preferenciale importi (tariff quota), në përputhje me përcaktimet në Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet CEFTA, EFTA, Bashkimin Evropian dhe Turqinë.

Për detaje të mëtejshme për këto kuota, lutemi gjeni bashkelidhur listen e kuotave në import për vitin 2012.

Kontaktet

Adresa Zyrtare:   
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes
Drejtoria e Pergjithshme e Politikave Tregtare
Tel: + 355 4 2222655     
Email: pranvera.kastrati@mete.gov.al