Public Procurement

E-mail In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important information about public procurement in each CEFTA Economy. The information about public procurement includes but is not limited to: 1.Legal framework of the public procurement system in each Economy; 2.The procedures that need to be followed for awarding public procurement contracts; 3.The documents that have to be submitted in response to tender invitation; 4.Time allowed for the preparation and submission of offers; 5.Links and resources where you can access information on tenders as well as the public procurement processes. For more information or advice on applying for public contracts in each CEFTA Economy please refer to the public procurement part of that Economy.




Prokurimet Publike ne Republiken e Shqiperise rregullohen nepermjet ligjit baze Nr 9643 date 20/11/2006, i ndryshuar nepermjet ligjeve respektive Nr. 9800 datë 10.09.2007, me ligjin Nr. 9855 datë 26.12.2007, ligjin nr. 10170, datë 22.10.2009, dhe ligjin nr.10 309, date 22.07.2010, si dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij, e manualeve(Manuali i Prokurimit PublikManual mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Prokurimet Publike) te prokurimeve.

Ky ligj ka per qellim përcaktimin e rregullave që zbatohen për prokurimet e mallrave, të punëve dhe të shërbimeve nga autoritetet kontraktore, gjate manaxhimit te fondeve publike.

"Fondet publike" janë:

a) çdo vlerë monetare e Buxhetit të Shtetit;
b) çdo vlerë monetare e buxhetit vendor;
c) fonde ndihmë ose kredi, të dhëna nga donatorë të huaj, sipas
një marrëveshjeje ndërkombëtare, të cilat kërkojnë vetëm
zbatimin e procedurave të këtij ligji;
ç) të ardhura nga shteti, ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit.

Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:

a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose
kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u
ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.

Prokurimet publike manaxhohen dhe kryhen nga:

1. Autoriteti kontraktor i cili është përgjegjës për prokurimin e fondeve publike, që i janë vënë ne dispozicion. Eshte Autoriteti Kontraktues i cili manaxhon fondet per prokurim, perpilon dokumentat e tenderit, zgjedh proceduren dhe shpall e hap tenderin ne perputhje me dispozitat e ligjit, kryen vleresimin, shpall fituesin.
2. Agjencia e Prokurimit Publik i cili është organ qendror, person juridik publik në varësi të Kryeministrit, i cili nxjerr aktet ligjore dhe nenligjore, trajnon autoritetet kontraktuese, monitoron proceset dhe raporton prane Qeverise.
3. Avokati i Prokurimeve i cili mbron të drejtat dhe interesat e ligjshëm të kandidatëve, ofertuesve apo furnizuesve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të autoriteteve kontraktore. Avokati i Prokurimeve monitoron dhe heton mbi procedurat administrative të prokurimeve publike.
4. Komisioni i Prokurimit Publik i cili është organi më i lartë në fushën e prokurimeve. Ky Komision shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit. Vendimet e Komisionit te Prokurimit Publik, në përfundim të shqyrtimit të ankesave, janë Akte Administrative përfundimtare.

Procedurat:
Llojet e procedurave të prokurimit publik janë:

a) procedurë e hapur;
"Procedurë e hapur" është procedura, përmes së cilës çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë. Ne proceduren e hapur të gjithë ofertuesit e dorëzojnë ofertën e tyre, përkatësisht, ofertën ekonomike, ofertën teknike dhe provën për përmbushje të kritereve përzgjedhëse

b) procedurë e kufizuar;
"Procedurë e kufizuar" është procedura, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur nga autoriteti kontraktor mund të dorëzojnë oferta. Ne proceduren e kufizuar pas mbarimit të afatit kohor të shpallur për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje, siç përcaktohet në njoftimin e kontratës, autoriteti kontraktor përzgjedh kandidatët, në përputhje me kriteret e përcaktuara. Më pas autoriteti kontraktor dërgon ftesën për ofertë për kandidatët e përzgjedhur, duke u kërkuar atyre të paraqesin ofertat.

c) procedurë me negocim;
"Procedurë me negocim" është procedura, përmes së cilës autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatorët ekonomikë dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre, me apo pa shpallje paraprake te njoftimit.
Ne rastet kur:
a) në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme, të hapura ose të kufizuara, të gjitha ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore apo
b) natyra e punëve, mallrave ose shërbimeve, apo rreziku i lidhur me to nuk lejon përcaktimin paraprak të çmimit të plotë;
atehere autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën me negocim. Autoriteti kontraktor negocion me ofertuesit, për ti përshtatur ofertat e tyre me kërkesat e përcaktuara në njoftim, për të përzgjedhur ofertën më të mirë.

ç) kërkesë për propozime;
"Kërkesë për propozim" është procedura, ku autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij dhe i vlerëson ato në bazë të çmimit.
Autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën e kërkesës për propozim për kontrata me vlerë nën kufirin e ulët monetar. Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të zgjedhur prej tij, ose mund të përdorë komunikimin elektronik

d) konkurs projektimi.
Konkursi i projektimit organizohet për kontrata me vlerë mbi kufijtë minimalë monetarë vetem për shërbimet.
Autoriteti kontraktor mund të organizojë konkurs projektimi për kontrata me vlerë mbi kufijtë minimalë monetarë për shërbimet.

e) procedura të thjeshtuara;
Për prokurimet me vlerë të vogël, nën kufirin e ulët monetar, të mallrave, shërbimeve apo punëve, autoritetet kontraktore mund të përdorin procedura të thjeshtuara.

Dokumentat e tenderit:

Autoriteti kontraktor, në hartimin e dokumenteve të tenderit, përdor dokumentet standarde, të përcaktuara në rregullat e prokurimit.

Në procedurën e hapur, autoriteti kontraktor i dorëzon operatorëve ekonomikë, pas kërkesës së tyre, dokumentet e tenderit kundrejt një pagese të përcaktuar në njoftimin për tender dhe të llogaritur sipas metodikës në rregullat e prokurimit. Dokumentacioni i plotë i tenderit vihet në dispozicion falas në rrugë elektronike.

Në procedurën e kufizuar dhe në procedurën me negocim dokumentet e tenderit janë të përfshira në ftesën për ofertë ose në ftesën për negocim. Ato duhet të jenë të vlefshme edhe në formë elektronike dhe duhet të përfshijnë në ftesë të gjitha të dhënat për shkarkimin e tyre me kompjuter.
Autoriteti kontraktor, që kryen procedura prokurimi për kontrata publike me anë të procedurës së hapur, të kufizuar, me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit ose kërkeses për propozim, ose kur fillon procedurën konkurs projektimi, bën njoftimin publik për kryerjen e llojit përkatës të prokurimit publik.
Njoftimet për prokurimet me vlerë mbi kufijtë e lartë monetarë, botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në të paktën një gazetë me shpërndarje në Europë.
Njoftimet për prokurimet me vlerë nën kufirin e lartë monetar, por mbi kufirin minimal monetar botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Të gjitha njoftimet e prokurimeve shpallen në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Dokumentat standarte te tenderit per procedure te hapur per mallra, sherbime e pune civile i gjeni bashkangjitur:


Dokumentat standarte te tenderit per procedure te kufizura per mallra, sherbime e pune civile i gjeni bashkangjitur:
Dokumentat standarte te tenderit per procedure me negociiim me shpallje paraprake te njoftimit per mallra, sherbime e pune civile i gjeni bashkangjitur:
 
 
Dokumentat standarte te tenderit per Konkurs Projektimi i gjeni bashkangjitur:

Afatet Kohore:

Për përcaktimin e afateve kohore për dorëzimin e ofertave dhe të kërkesave për pjesëmarrje, duhet të mbahen parasysh kompleksiteti i kontratës dhe kohën e kërkuar për hartimin e ofertave. Afatet kohore  jepen në ditë kalendarike.

Në procedurën e hapur, me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, afati për paraqitjen e ofertave është jo më pak se 52 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.
 
Në procedurën e kufizuar dhe në procedurën me negocim, me shpallje të njoftimit me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Në procedurën e kufizuar, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 20 ditë nga data në të cilën është dërguar ftesa për ofertë te kandidatët.

Në procedurën e hapur, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar, afati kohor minimal për marrjen e ofertave është 30 ditë nga dita kur është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në procedurën e kufizuar ose në procedurën me negocim, me shpalljen e njoftimit të kontratës, me vlerë ndërmjet kufirit të lartë e të ulët monetar afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 15 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Në procedurën e kufizuar, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 15 ditë nga data në të cilën është dërguar te kantidatët ftesa për oferte.

Në rastet e procedurave të prokurimit nën kufirin e ulët monetar, afati kohor minimal për dorëzimin e ofertave është 10 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Kur njoftimet janë hartuar dhe publikuar me mjete elektronike,afatet kohore për marrjen e ofertave për procedura të hapura, mund të shkurtohen 7 ditë, ndërsa afatet kohore për marrjen e kërkesës për pjesëmarrje për procedurat e kufizuara dhe me negocim, mund të shkurtohen 5 ditë.

Burimi i informacionit:

I gjithë dokumentacioni, njoftimet, vendimet, informacionet dhe komunikimet e parashikuara në këtë ligj bëhen me shkrim. Ne Republiken e Shqiperise Prokurimet publike behen edhe online, nepermjet rregjistrimit te operatoreve te interesuar prane adreses ne website 
www.app.gov.al.