Customs

In this part of the CEFTA Web Portal you will find the most important customs import/export procedures separately for each CEFTA Economy. Procedures include but are not limited to: 1.The location of customs clearance offices; 2.The working hours in each office; 3.The procedures to follow based on the destination of your goods; 4.The documents to present to customs authorities for obtaining approval for the relevant destination; 5.The officially approved documents given to you by customs authorities in each case; 6.The procedures followed by customs authorities for calculating the customs value of your goods; 7.The definition of rules of origins determining customs preferential or non preferential tariffs; 8.The Free Trade Agreements signed by each CEFTA Economy with the other signatories. In cases where the final destination of goods is one of the CEFTA Economies, please refer to the import procedures section of this Economy on this portal. In cases where goods transit through different economies before arriving to their final destination, please refer to the transit procedures of these economies. If goods exit one of the CEFTA Economies included in this site, please refer to the export procedures for the relevant Economy.




 

Per te gjithe personat e interesuar per te kryer procedurat e importimit perfundimtar te mallrave te tyre ne Doganen shqiptare duhet te disponojne dokumentet e meposhtme:

1Deklaraten e Importit (DAV-import)

Deklarata doganore e importit eshte dokument i pergjithshem administrativ i miratuar nga Republika e Shqiperise, sipas formatit bashkangjitur. Ju mund ta gjeni kete deklarate si dhe te gjitha elementet dhe shenimet e plotesimit te saj ose prane zyrave te agjensive doganore ose online nepermjet hyrjes ne sistemin e deklarimit online ASYCUDA WORLD. Ju duhet te plotesoni cdo element ne kete deklarate ne menyre qe te filloje procedura e zhdoganimit ne import.

2. Faturen e Blerjes se mallit

    Fatura e blerjes se mallit leshohet nga entiteti shites jashte vendit. Fatura duhet te kete elementet baze te transaksionit te shitblerjes, si: daten e transaksionit, daten e levrimit te mallit, emrin dhe adresen e sakte te bleresit ne Shqiperi, emrin dhe adresen e sakte te shitesit jashte vendit, numrin e kolive apo paketimeve te tjera te ngjashme, pershkrimin e sakte te mallit, sasine, cmimin per njesi dhe vleren totale te transaksionit, zbritjet ne cmime dhe firot gjate transportimit. Nese fatura e shitjes nuk ka te perfshire ndonje element nga keto te permendura me larte atehere ajo mund te refuzohet nga organet doganore shqiptare ose mund te krijoje shkak per dyshime dhe hetime te metejshme.

      Pervec elementeve te mesiperme te detyrueshem, fatura mund te permbaje cdo element tjeter sasior apo cilesor te lidhur me transaksionin ne fjale. Fatura duhet te jete ne shqip ose ne cdo gjuhe nderkombetare, por organet doganore shqiptare kerkojne perkthimin zyrtar te saj.

      Si shitesi ashtu edhe bleresi i mallit jane pergjegjes ligjor per te gjitha elementet e deklaruar ne fature.

         

        Organet doganore shqiptare kane te drejten e kryerjes se verifikimeve dhe hetimeve aposteriori ( pas zhdoganimit) dhe kane te drejten te rivleresojne detyrimet doganore te importit ne baze te ketyre verifikimeve.

         


        3. Dokumentin e transportit te mallit

        Dokumenti i transportit te mallit eshte dokumenti i transportuesit, i cili duhet te permbaje keto elemente te detyrueshem: emrin dhe adresen e sakte te bleresit ne Shqiperi, emrin dhe adresen e sakte te shitesit jashte vendit, numrin e kolive apo paketimeve te tjera te ngjashme, pershkrimin e sakte te mallit, sasine, peshen totale neto dhe bruto te mallit dhe peshen totale neto dhe bruto te mjetit transportues, daten e marrjes se mallit dhe daten e dorezimit te mallit.

          Dokumentat nderkombetare te transportit mund te jene CMR ose TIR ose cdo fature tjeter brokeri apo transportuesi, mjafton te permbaje elementet e mesiperm.

          Procedurat e kryera me fature transporti TIR jane lehtesuese dhe favorizuese per efekt te aderimit te Shqiperise ne konventen TIR apo Carnet ATA.

              4. Liste ngarkesa apo manifesti i mallit

                Liste ngarkesa e mallitapo manifesti ne pergjithesi shoqeron dokumentat e transportit te mallit dhe tregon ne menyre te detajuar llojin e mallit dhe menyren e paketimit te tyre. Megjithate liste ngarkesa nuk eshte dokument i detyrueshem per cdo import. Nese transportohet vetem nje numer i kufizuar lloji malli atehere nuk ka nevoje per liste ngarkese, por pershkrimi ne fature apo dokumentin e transportit eshte mese i mjaftueshem.

                  5. Certifikata e Origjines

                  Certifikata e origjines nuk eshte dokument i detyrueshem per te kryer procedurat e importit. Megjithate nese mallrat e importuara jane te perfshira ne listat perkatese  te skemave te ndryshme te perfitimeve tarifore preferenciale, atehere per tu trajtuar ne baze te ketyre preferencave ju duhet patjeter te jeni te pajisur me kete certifikate, te leshuar nga instuticionet e autorizuara prane cdo vendi baze te origjines.

                  Per me teper informacion ne lidhje me kete, referojuni i linkut te origjines me poshte .

                   


                  6. Certifikata veterinare dhe fitosanitare (per produktet bujqesore )

                  Nese importohen mallra me origjine kafshore dhe nenproduktet e tyre, si dhe bime dhe nenproduktet e tyre, atehere eshte  e detyrueshme shoqerimi i mallit me certifikatat perkatese fitosanitare dhe veterinare. Per me teper informacion ne lidhje me kete, referojuni linkut te procedurave veterinare dhe fitosanitare me poshte.

                  7. Licensa ne import

                  Ne pergjithesi importi drejt Republikes se Shqiperise eshte i lire dhe nuk ka nevoje per license importi. Megjithate ne raste te vecanta si per skrapet dhe mbeturinat, per perpunim, riciklim dhe shkaterrim, importi eshte i kufizuar me license. Per me teper ne lidhje me kete referojuni linkut te licensave me poshte.

                  Kini kujdes. Pavaresisht ekzistences se dokumentave te mesiperme, Importi i mallrave qe demtojne shendetin e njerezve, floren dhe faunen , integritetin dhe sigurine kombetare te Republikes se Shqiperise eshte i ndaluar me ligj. Eshte pergjegjesia ligjore e cdo importuesi apo deklaruesi te mos deklaroje per import mallrat e ndaluara.