Nga Dogana e Kosovës këkohen dokumentet e meposhtme:
Deklarata unike doganore (DUD)
Deklarata Unike Doganore (DUD), deklarata e importit te mallit është formular zyrtarë i leshuar nga Doganat e Kosovës. Mund të merret në të gjitha degët e Doganës së Kosovës. Të gjitha subjektet qofshin ato fizik apo juridke të cilat importojnë mall në Kosovë për qellim të tregëtisë duhet ta deklarojnë atë mall duke plotësuar formularin DUD. Fatura e mallit
Fatura e mallit, lëshohet nga entiteti shitës jashtë vendit. Fatura duhet të këtë elementet bazë të transaksionit të shitblerjës, si:
a) datën e transaksionit, b) datën e levrimit të mallit, c) emrin dhe adresën e saktë të blerësit në kosovë, d) emrin dhe adresen e saktë të shitësit jashtë vendit, e) numrin e njësive apo paketimeve, përshkrimin e saktë të mallit, sasinë, f) cmimin për njësi dhe vlerën totale të transaksionit, g) zbritjet në cmime dhe firot gjatë transportimit.
Nëse fatura e shitjës nuk ka të perfshirë ndonjë element nga këto të përmendura me lartë atëhere ajo mund te refuzohet nga organet doganore kosovare ose mund të krijojë shkak për dyshime dhe hetime të metejshme. Doganat e Kosovës kane të drejten e kryerjes se verifikimeve dhe hetimeve pas zhdoganimit dhe kanë te drejtën të rivleresojne dëtyrimet doganore të importit në bazë të këtyre verifikimeve. Certifikata e origjines
Certifikata e orgjines (Certifikata EUR 1), nuk është i dëtyrueshëm në rast të importit të mallrave, përjashtuar rastet kur mallrat e importuara janë të përfshira në listat përkatëse të skemave të ndryshme të përfitimeve tarifore preferenciale (neni 31 Kodi Doganor i Kosovës). Në rastet e tilla për tu trajtuar në bazë të këtyre preferencave ju duhet patjeter të jeni të pajisur me këtë certifikate, të lëshuar nga instuticionet e kompetente prane cdo vendi bazë të origjinës. Dokumentet e eksportit nga vendi i nisjes dhe transitit Certifikatat veterinare dhe fitosanitare
Certifikatat veterinare, sanitare dhe fitosanitare, në rast importit të mallrave me origjinë shtazore dhe bimore si dhe nënprodukteve te tyre, atëhere është e dëtyrueshme shoqerimi i mallit me certifikatat perkatese veterinare, sanitare dhe fitosanitare. Për të shkarkuar certifikaten përkatëse klikoni më poshtë. Licensat e importit
Licensat e importit, importi drejt Kosovës nuk i nenshtrohet ndonje license sepse tregu është i hapur dhe lirë. Megjithatë në raste të vecanta si për naftë, derivate të naftës dhe gazrave tjera importi është i kufizuar më licencë dhe për të importuar produktet në fjalë bizneset duhet të pajisen me licensen përkatëse. Për me tepër në lidhje me këtë referojuni linkut http://www.mti-ks.org/?cid=1,400 . |